TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Shtator 2023, 11:28

Albano Bogdo rikthehet në Vizion Plus pas ‘divorcit’ me ‘Klan’-in

Shkruar nga Pamfleti

Albano Bogdo rikthehet në Vizion Plus pas ‘divorcit’ me

Aktori i humorit Albano Bogdo ka gjetur shtëpinë e re televizive për këtë sezon të ri, pas largimit nga “Klanifornia” i TV Klan.

Bogdo është rikthyer dhe do e shohim në Vizion Plus, ekran ku u bë i famshmë për publikun e gjerë me emisionin “Apartamenti 2XL”.

Te Vizion Plus, Bogdo pritet të ketë emisionin e tij, që do të transmetohet mbrëmjeve, si një “show” satirik.

Kujtojmë se ndarja e Albanos me televizionin ku qëndroi për disa vite nuk ishte aq paqësore, pasi aktori në një intervistë disa muaj më parë tregoi qejf mbetje për mënyrën se si u larguan nga “Klanifornia” duke u njoftuar vetëm tre muaj më herët.

albano bogdo vizion plus

Lini një Përgjigje