
Luizi shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e tij e së fundmi duket se ka ndaluar për ‘të ndihmuar’ disa punëtorë, të cilët po rregullonin trotuaret në një lagje të Tiranës, ose ka dashur të bëjë një ‘xhiro’ në mjetin që sheshon asfaltin. Luizi ka postuar një video teksa ndodhet mbi mjetin që përdoret për të rregulluar rrugët dhe shkruan: ‘E rregulluam trotuarin në Myslym Shyr’, duke bërë të qeshin edhe vetë punëtorët e shtrimit të rrugëve.
Dikur edhe vetë këngëtari banonte në rrugën ‘Myslym Shyri’ me të dashurën e kohës, e cila u ‘harrua’ menjëherë sapo doli nga shtëpia e famshme e BBVIP.
Nëse nuk është zbavitur nga aktiviteti, një gjë është e sigurtë: Ai djalë di të jetë një PR shumë i mirë i vetvetes. Nuk do ishte çudi që një ditë të kandidonte në ndonjë post politik. Me karizmën që ka dhe veprimet tëpkë si politikanët që bëjnë sikur ndihmojnë edhe hallexhinjtë me makina të vjetra, Luizi do arrinte shumë lart në sferën politike. /Pamfleti
Lini një Përgjigje