TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Shtator 2023, 11:03

Deputeti Saimir Korreshi lë briskun dhe i hyn vallëzimit

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti Saimir Korreshi lë briskun dhe i hyn vallëzimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është gati të provojë një eksperiencë të re në ekran, larg kostumit të politikanit dhe briskut që bëri ‘bujë’ seancën e parë të këtij sesioni parlamentar.

Burime ekskluzive bëjnë me dije për Vip Magazine se Korreshi i ka thënë “Po” ofertës se Top Channel për t’u bërë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”.

Emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu.

Vitin e kaluar fituese e spektaklit të kërcimit u shpall Sara Hoxha e cila shoqërohej nga balerini Luixhino Hala.

saimir korreshi brisku vallezim

Lini një Përgjigje