TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Nëntor 2024, 10:50

Akuza dhe përplasje në shtëpinë e Big Brother, Xuxi i kthehet keq Drenushës: Poshtërsia ka një emër

Shkruar nga Pamfleti

Akuza dhe përplasje në shtëpinë e Big Brother, Xuxi i

Përplasje e tensione të ashpra, mbi akuzat për gënjeshtra kanë pasuar mbrëmë në një debat mes Drenushës e Gresës, përfshirë edhe Xuxin.

E gjitha ndodhi me një qëndrim të Xuxit kur u shpreh se e kurseu Drenushën nga nominimi i tij, për shkak të situatës së rënduar paraprakisht me nominimin e saj krah Xhenetës.

Ndërsa vet Drenusha tha se Xuxi ka tentuar ta prekë në moral dhe reagimi i tij dhe i Gresës, pasoi duke e quajtur atë “gënjeshtare”.

“Nëse liria ka një emër, poshtërsia ka emër”, shprehej Xuxi mes tjerash.

“Shfrytëzuese, intrigante, shfrytëzuese e videove”, dëgjohej me ashpërsi të thoshte Drenusha kundrejt Gresës.

“Je intrigë e gjallë”, shtonte ajo ndër tjera.

“Ke rrejt, krejt kanë dalë, ke rrejt ti edhe me 1 milion herë të tjera”, përgjigjej rreptë Gresa ndaj akuzave të Drenushës.

drenusha latifi xuxi poshtersia

Lini një Përgjigje