
Media suedeze “Expressen” ka raportuar lidhur me vrasjen që tronditi mbrëmë Kosovën, ku mbeti e vrarë gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-Presidentit Behgjet Pacollit.
Lidhur me ngjarjen tragjike, ka reaguar edhe deputeti suedez Magnus Jacobsson, i cili e ka quajtur këtë ngjarje të tmerrshme. Siç raportojnë mediet e huaja, Jacobsson e njihte personalisht viktimën dhe bashkëshortin e saj.
“Ajo ishte një person absolutisht fantastik. Njeri i dashur dhe e mirë. Askush se priste këtë të ndodhte”, ka thënë ai.
Jacobsson gjithashtu ka bërë një postim në Facebook.
“Jam tronditur nga lajmi se Liridona ka vdekur. Mendimet e mia janë me familjen e saj”, ka thënë ai teksa ka publikuar foton e viktimës me bashkëshortin e saj, Naim Murselin.
Sipas policisë së Kosovës, viktima e identifikuar si Liridona Murseli është bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit kur mbante detyrën e Presidentit të Kosovës. 33-vjeçarja u grabit dhe më pas është vrarë.
Lini një Përgjigje