
Deputeti gjerman Michael Roth, ka reaguar për sulmin në veri të Kosovës, ku u vra një polic. Ai shkroi në rrjetin social X se është kureshtar të dijë se cili do të jetë justifikimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, pas kësaj ngjarjeje.
Ai shkroi se bandat serbe me mbështetje nga Beogradi me shumë mundësi mund të jenë përgjegjëse për këtë sulm.
“Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe (me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi) ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të ketë Vuçiç”, shkroi ai.
Lini një Përgjigje