
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar sërish lidhur me për tensionet në veri të Kosovës, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku.
Osmani thotë se terroristët serbë nuk e zmbrapsin Kosovën por e forcojnë vendosmërinë e tyre në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të vendit.
Ajo shpreh gjithashtu mbështetjen dhe tregon se është krah policisë së Kosovës.
“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
“Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, shkruan Osmani.
Në një reagim të bërë më herët, Osmani tha se vrasja dhe plagosja e një polici në veri është e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, teksa e quajti sulm ndaj Kosovës.
Lini një Përgjigje