TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 17:28

Pas vrasjes së policit në Veri, qytetarët vendosin pankarta në kryeqytet: Të vdesësh për atdhe, sikur rilind përsëri

Shkruar nga Pamfleti

Pas vrasjes së policit në Veri, qytetarët vendosin pankarta

“Të vdesësh për atdhe, sikur të rilindësh përsëri” ishte ky reagimi i familjes së të ndjerit Afrim Bunjaku, polici i cili u vra në krye të detyrës nga një sulm ‘terrorist’ në orët e para të mëngjesit të sotëm në veri të Kosovës.

Kjo frazë është vendosur sot në hyrjen e qytetit të Prishtinës në Kosovë.

50-vjeçari Afrim Bunjaku, baba i tre fëmijëve humbi jetën tragjikisht në veri të Mitrovicës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.

Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Ngjarja është dënuar ashpër nga ndërkombëtarët dhe jo vetëm.

vrasje pankarta qytetaret

Lini një Përgjigje