TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 18:19

Policia e Kosovës merr nën kontroll manastirin, arrestohen disa prej agresorëve (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Policia e Kosovës merr nën kontroll manastirin, arrestohen disa prej

Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll manastirin e Banjskës. Prej më shumë se një ore njësitë speciale janë futur aty dhe kanë arrestuar një numër të madh agresorësh. Flitet për 8 të vrarë dhe shumë të arrestuar. Mediat e Kosovës kanë publikuar dhe fotot e të ndalurave. Në foto shihet momenti kur një prej tyre është dërguar në komisariat.

Një prej agresorëve gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Prishtinës nën masa të rrepta sigurie. Operacioni vijon dhe sinjalet janë se situata po vihet nën kontroll.

Policia e Kosovës merr nën kontroll manastirin, arrestohen disa prej

Paraprakisht mendohet se grupi i kriminelëve serbë përbëhet nga njësia speciale ‘Kobra’ dhe ‘Brigada 72. Ende nuk ka një konfirmim nga policia e Kosovës për këto të dhëna të fundit. Policia ka konfirmuar deri tani 3 të vrarë dhe 4 të arrestuar.

Kujtojmë se si pasojë e sulmeve, një zyrtar policor është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur në mëngjesin e së dielës.

Policia e Kosovës merr nën kontroll manastirin, arrestohen disa prej

Lini një Përgjigje