
Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas së tij dhe pagoi 30 mijë euro dikë për ta vrarë.
Fillimisht ai e rrëfeu ngjarjen si grabitje, por pas arrestimin në ditën e djeshme në polici, ai ka pranuar fajin.
Gjatë varrimit të Liridonës, Naimi gjithashtu ka shpërthyer ndaj gazetarëve duke u kërkuar atyre të largohen.
Ditën e sotme gazetari Bledi Mane ka reaguar për këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik. Ai e quan Naimin si burracak që e vret gruan natën dhe e vajton ditën.
"Në fillim e adhuroi prej së largu, pastaj iu afrua e propozoi. E dashuroi, e ledhatoi, e puthi, u fejua, u martua, bëri dy fëmijë me të dhe më në fund pagoi 30 mijë euro e vrau… Ky është Naimi, jo Naim poeti por burracaku që vret gruan natën dhe e vajton ditën", u shpreh Mane.
Lini një Përgjigje