TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Dhjetor 2023, 14:29

Policia e Kosovës kontroll në banesën e Naim Murselit, aty ndodhen dy fëmijët e mitur

Shkruar nga Pamfleti

Policia e Kosovës kontroll në banesën e Naim Murselit, aty

Qendra për Punë Sociale dhe Policia kanë shkuar në shtëpinë e Naim Murselit, aty ndodhen 2 fëmijët e mitur.
Naim Murseli si i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së gruas së tij është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

Arrestimi i tij ka ndodhur menjëherë pasi Liridona Murseli është varrosur në fshatin Cërmjan të Gjakovës, ceremoni ku ka marrë pjesë edhe vetë Naim Murseli.

Ndëkrohë sot në shtëpinë e Naim Murselit në Cërmjan të Gjakovës,  janë duke qëndruar nga Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Kosovës.

Naim Murseli ka pranuar në Polici se ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Murseli. Mediat kosovare bëjnë të ditur para hetuesve, Murseli ka pranuar që i ka dhënë të dyshuarit Granit Plava 15 mijë euro para vrasjes dhe 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së krimit.

Naim Murseli u arrestua një ditë më parë, pas varrimit të bashkëshortes së tij, së bashku edhe me një të dyshuar tjetër, i cili rrëfeu para prokurorëve se Murseli e ka paguar ta kryejë vrasjen.

Në mbrëmje vonë u njoftua se një person i tretë u arrestua lidhur me krimin. Ai është Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së dhe nipi i Naim Murselit.

Pas arrestimit të Naimit, babai i tij, Shaban Murseli njoftoi se për shkaqe familjare ishin anuluar të vizitat për Liridonën.

policia e kosovës kontroll në banesën e naim murselit

Lini një Përgjigje