TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Dhjetor 2023, 14:00

Rrjeti i Grave në Kosovë reagon ashpër për vrasjen e Liridonës: Rast femicid, të sigurohen fëmijët

Shkruar nga Pamfleti
Rrjeti i Grave në Kosovë reagon ashpër për vrasjen e
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

Rrjeti i Grave në Kosovë ka reaguar në lidhje me krimin makabër të vrasjes së Liridona Ademaj (Murselit) të organizuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli. RrGK shpreh shqetësimin për ngjarjen dhe kërkon me urgjencë që krimi të konsiderohet "Vrasje e rëndë".

Rrjeti bën thirrje për sigurimin e mirëqenies së femijëve dhe kërkon dënim maksimal për të akuzuarin. Nga ana tjetër RrGK thekson se do të jetë në monitorim të çështjes duke pritur drejtësi nga institucionet. 

"RrGK shpreh shqetësimin që edhe një rast i vrasjes së gruas, dyshohet te jetë femicid. Pas lajmit për arrestimin e bashkëshortit të viktimës Liridona Murselit, e vrarë më 29 nëntor në fshatin Sinidoll, afër Prishtinës, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon që hetimi i këtij rasti të trajtohet me urgjencë dhe qasje të drejtë për ta zbardhur këtë tragjedi. RrGK kërkon nga institucionet që lënda të cilësohet si “Vrasje e rëndë” dhe të dënohet konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ftojmë Qendrën për Punë Sociale që të angazhohet për të siguruar mirëqenien e fëmijëve. RrGK kërkon hetim të këtij rasti deri në provën e fundit si dhe kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit. Gjithashtu, RrGK do të monitorojë reagimin instituconal ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore. RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante.", njofton Rrjeti i Grave në Kosovë.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip 'BMë' me targa të huaja.

 

naim murseli liridona ademaj

Lini një Përgjigje