TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Mars 2026, 10:52

Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmon në gjyq Kushtrim Kokalla: Kam marrë 25 mijë euro kredi për Naim Murselin

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmon në gjyq Kushtrim Kokalla: Kam
Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmon në gjyq Kushtrim Kokalla

Në seancën e radhës të zhvilluar këtë të premte për vrasjen e Liridona Ademajt, ka dhënë dëshminë e tij një nga të akuzuarit, Kushtrim Kokalla.

Para trupit gjykues, ai deklaroi se kishte marrë një kredi prej 25 mijë eurosh për llogari të Naim Murselit. Po ashtu, konfirmoi se është takuar si me Murselin, ashtu edhe me Granit Plavën.

Kokalla theksoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me dy të akuzuarit e tjerë, Murselin dhe Plavën.

I pyetur nga avokati për këto takime, ai pranoi se ka qenë në kontakt me ta, duke sqaruar se ishte ftuar nga Murseli në shtëpinë e tij në Bërnicë dhe më pas ishte takuar me Plavën në Prishtinë, me të cilin kishte udhëtuar drejt Gjakovës.

Gjatë seancës, ai u pyet edhe mbi arsyen e ftesës nga Murseli.

“Arsyeja ka qenë sa me më mbajt afër për shkak se më herët kam marr kredi 25 mijë që më ka kërkuar Naimi dhe ajo ka qenë arsyeja me më mbajt më afër”, u përgjigj Kokalla.

Lini një Përgjigje