Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka përsëritur pretendimet e Aleksandar Vuçiç në lidhje me vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës ditën e djeshme.
Ajo u shpreh, ashtu si presidenti serb, se fajtori i vetëm për konfliktet në Veri është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Brnabiç shtoi se Vuçiç e kishte paralajmëruar se një konflikt i tillë mund të ndodhte më herët për shkak të mungesës së Asociacionit.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe.
Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
Lini një Përgjigje