TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 09:38

Fshehën armët në manastir, 20 murgjit dyshohet se bashkëpunuan me terroristët serbë

Shkruar nga Pamfleti

Fshehën armët në manastir, 20 murgjit dyshohet se

Policia e Kosovës ka vijuar edhe gjatë natës operacionin për gjetjen e grupit terrorist dhe ka  shoqëruar 20 murgj të manastirit të Banjskës në drejtorinë e Policisë.

Sipas gazetarit Julian Kasapi, 20 murgjit dyshohen si bashkëpunëtorë të grupit terrorist.

“Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme ka vijuar aksioni për gjetjen e grupit terrorist. 20 prej tyre u larguan nga manastiri i Banjskës. Janë shoqëruar 20 burgj në drejtorinë e policisë së Kosovës për hetimin dhe marrjen e shenjave të gishtërinjve se mund të kenë qenë bashkëpunëtorë dhe për të parë nëse ata kanë bërë të mundur fshehjen e këtyre armëve”, raportoi Kasapi.

Sipas tij, operacioni do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme.

I gjithë operacioni është zhvilluar nga forcat speciale të Kosovës. Forcat e KFOR deklaruan se kontrollin e territorit i takon Policisë së Kosovës.  

Dy ditë më parë rreth orës 3:00 të mëngjesit një efektiv i policisë së Kosovës humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën në veri të Mitrovicës. Një grup paramilitar i armatosur dhe veshur me uniforma ushtrie por pa logo përkatëse, qëlloi në drejtim të një mjeti të policisë së Kosovës.
Ngjarja ngjalli reagime në Kosovë dhe jashtë saj që dënojnë sulmin, ndërsa Kosova ka shpallur sot ditë zie në nder të efektivit të rënë në krye të detyrës Afrim Bunjaku.

 

Lini një Përgjigje