TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 09:00

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh"/ Mesazhe në kujtim të policit të ndjerë Afrim Bunjaku në 'Time Square' në New York

Shkruar nga Pamfleti

“Të vdesësh për atdhe është sikur të

Policia e Kosovës ka marrë një mbështetje të veçantë në New York në 'Time Square' për qendresën ndaj sulmeve nga grupet serbe ditën e djeshme në Zveçan të Manastirit.

Mesazhi falenderuese ka ardhur në zemër të New York, ku ka rënë në sy shprehja virale në kujtim të policit të ndjerë Afrim Bunjaku, “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”.

“Faleminderit heronjve tanë Policisë të Kosovës”, ishte një tjetër mesazhet i shfaqur në Times Square.

“Të vdesësh për atdhe është sikur të

Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?

Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.

Lini një Përgjigje