
Policia ka vënë në kontroll jo vetëm Manastirin në Banjskë të Zveçanit por edhe të gjithë fshatrat e tjera. Një grup me makina të blinduara të EULEX-it ka mbërritur në vendngjarje, teksa trupat e forcave të armatosura janë duke zhvilluar misionin e tyre.
Një grup i armatosur ka ndenjur gjithë kohës në manastir, të cilët po ashtu edhe gjatë kësaj dite ndodhen aty.
Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë.
Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.
Lini një Përgjigje