TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 08:13

Faktet/ Shikoni sa ndyrë luan Vuçiç me terroristë që kanë luftuar me rusët në Krime

Shkruar nga Pamfleti

Faktet/ Shikoni sa ndyrë luan Vuçiç me terroristë

Tomorri shkruan se një terroristët që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë e Kosovës ka luftuar krah rusëve në luftën e Krimesë dhe është njeri shume i afër me Vuçiçin.

Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një reagim të fortë lidhur me vrasjen e efektivit në veri të Kosovës nga një grup terrorist serb.

Tomorri shkruan se një terroristët që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë e Kosovës ka luftuar krah rusëve në luftën e Krimesë dhe është njeri shume i afër me Vuçiçin.

Shiko sa ndyrë luan Serbia. Ata që u ngritën kundër policisë së Kosovës nuk janë shtetas nga Serbia, por banore të Kosovës, të cilët u rebeluan kundër terrorit dhe shtypjes së Kurtit-thotë Vuçiçi.

Ndërkohë, një nga terroristët që mbeti i vrarë sot gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë e Kosovës, ai të cilit i publikuan dhe foton është nga Vrsaci i Serbisë.

Vrsaci është në veri të Serbisë, 570 kilometër larg Kosovës, në kufi me Rumaninë. Pra në ekstremin tjetër. Dhe ky 570 kilometër larg kufirit të Kosovës nuk po e duronte dot terrorin e Kurtit.

Dhe shiko ca cv-je ka. Ish kreu i njësisë serbe që ka luftuar krah rusëve në luftën e Krimesë. Ish zyrtar i larte në Ministrinë e Brendshme të Serbisë. Ekstremist i denoncuar disa herë për raprezalje në Kosove, dhe njeri shume i afër me Vuçiçin. Tani do dale dhe Borelli i BE-se me Borellin e Tiranës të thonë që dënojmë terrorin e policisë së Kosovës mbi popullsinë serbe."-shkruan Tomorri. 

klodian tomorri

Lini një Përgjigje