TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Maj 2023, 08:36

Vota pro e Malit të Zi për Kosovën në KiE, Abazoviç: Unë i kam thënë ambasadores të votojë

Shkruar nga Pamfleti
Vota pro e Malit të Zi për Kosovën në KiE, Abazoviç:
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur për votën pro Kosovës në KiE.

“Unë i kam thënë ambasadores të Malit të Zi në Këshillin e Evropës që të votojë për pranimin e Kosovës në atë organizatë.”, tha kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në seancën e thirrur nga Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diasporë.

Ai tha se në politikën e jashtme të Malit të Zi nuk ka ndryshuar asgjë dhe se shteti ka ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente.

“Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera”, tha më tej Abazoviç.

Të hënën e 24 prillit, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE, shkoi në fazën e dytë. Në Komiteti e Ministrave të Këshillit të Evropës, vendi siguroi 33 vota pro nga 46 sa votuan.

Këshilli i Evropës, organizata më e vjetër evropiane që merret me zhvillimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, ka procedura të caktuara për pranimin e anëtarëve të rinj. Këto procedura kalojnë përmes Komitetit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare, ku marrin pjesë deputetët nga parlamentet e shteteve anëtare. Nëse edhe në Asamblenë Parlamentare kërkesa do të mbështetet me 2/3 e votave, atëherë do t’i rekomandohet Komitetit të Ministrave që të ftojnë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit.  
Avancimi i kërkesës vlerësohet si një prej arritjeve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës, në kundërshtim me marrëveshjen për normalizim të raporteve.  

Lini një Përgjigje