TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Shkurt 2025, 16:32

Vota e diasporës në Kosovë, KQZ: Mbi 10 mijë emigrantë kanë shprehur vullnetin e tyre deri në orën 15:00!

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës në Kosovë, KQZ: Mbi 10 mijë emigrantë

Diaspora kosovare po voton ditën e sotme për zgjedhjet parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 50 për qind e të regjistruarve nga diaspora.

Thënë ndryshe në shifra, deri më tani kanë votuar 10.346 e votuesve të regjistruar në përfaqësi diplomatike. 

Në total janë 20.324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike. Procesi i votimit në përfaqësi diplomatike po zhvillohet në 19 shtete.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e nesërme Kosova do të zhvilloi procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët kosovarë do të kenë mundësin të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për 4 vitet e ardhshme në Kuvend.

Lini një Përgjigje