TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Shkurt 2025, 22:12

Zgjedhjet në Kosovë, analisti serb: Lista Serbe humbet 2-3 deputetë, njerëzit janë kundër

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë, analisti serb: Lista Serbe humbet 2-3

Gazetari serb nga Mitrovica, Branislav Krstic, duke folur për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, tha ne Lista Serbe mund të humbasë 2-3 vende në Kuvendin e Kosovës.

Për “Balkan Talks” në Euroneës Albania, ai tha se Lista Serbe nuk do arrijë 10 mandate, por megjithatë sipas tij ekziston mundësia për befasi, pasi shumë nga serbët e Kosovës ndihen të shantazhuar.

“Jam i sigurt që do të kenë maksimumi 2 ose 3 karrige në parlamentin e Kosovës, por ekziston edhe mundësia për befasi. Shihet që njerëzit janë kundër “Listës Serbe” por shumë prej serbëve në Kosovë, janë nën presion”, tha ai.

Lini një Përgjigje