TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Gusht 2024, 07:54

U vra nga policia serbe më 19 Korrik, trupi i Faton Hajrizit mbërrin në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
U vra nga policia serbe më 19 Korrik, trupi i Faton Hajrizit mbërrin
Faton Hajrizi

Trupi i Faton Hajrizit, i cili u vra nga policia serbe, më në fund është transportuar drejt Kosovës. Mësohet se dorëzimi i trupit të pajetë u bë në orët e para të mëngjesit.

Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci para mediave konfirmoi se misioni tashmë është kryer, dhe se trupi i është dorëzuar organeve përgjegjëse në Kosovë.

“Trupi i është dorëzuar Instituti të Mjekësisë Ligjore, Prokurorit dhe Policisë, ata vazhdojnë me procedurat e mëtejmë. Të gjitha dokumentet që i kam marrë ia kam dorëzuar para prokurorisë”, u shpreh Koci para mediave.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deklaroi mbrëmë se se Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje që të tërhiqet trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, që është raportuar se është vrarë në Lloznicë më 19 korrik.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që sot Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë. Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.  Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar”, thuhej në njoftimin e MPJD.

Hajrizi, i arratisur nga një burg në Kosovë, sipas autoriteteve serbe vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë. Më 19 korrik, Serbia pretendoi se Hajrizi u vra, autoritetet kosovare kërkuan që të konfirmohet identiteti i personit të vrarë.

 

 

faton hajrizi serbi

Lini një Përgjigje