TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Gusht 2024, 20:46

U vra pas përplasjes me policinë serbe, Beogradi jep leje për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit

Shkruar nga Pamfleti

U vra pas përplasjes me policinë serbe, Beogradi jep leje për

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar se Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë muajin e kaluar.

MPJD ka shkruar në Facebook se, avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi dhe ambasadori Jetish Jashari, po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.

Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje