TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Tetor 2023, 14:17

U akuzua për shpërndarje të dokumenteve të falsifikuara, Hysni Gucatin lirohet nga Haga

Shkruar nga Pamfleti

U akuzua për shpërndarje të dokumenteve të falsifikuara,

Hysni Gucati është liruar nga Gjykata Speciale e Hagës. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, njofton se ish-kreu i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, me vendim të Gjykatës Speciale të Kosovës është liruar nga burgu.

Gucat u dënua nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burg më 18 maj 2022. Me 4 vjet e gjysmë burg është dënuar edhe ish-lideri i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Gucati dhe Haradinaj janë shpallur fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, kanosje gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Ata u shpallën të pafajshëm për veprën e hakmarrjes. 

Ata u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca mediatike në selinë e OVL-UÇK-së në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, të njohura edhe si Gjykata Speciale.

 

Lini një Përgjigje