TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Prill 2025, 14:33

“Turp, nuk merren vesh me njëri-tjetrin”, qytetarët të zhgënjyer pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

“Turp, nuk merren vesh me njëri-tjetrin”, qytetarët

Qytetarët e Kosovës shprehen të zhgënjyer me partitë politike pas dështimit për konstituimin e parlamentit, që duhet t’i hapte rrugën krijimit të qeverisë së re. Ata e shohin fajin tek të gjithë palët, teksa insistojnë të arrihet ndonjë marrëveshje për kapërcimin e ngërçit.

Më 15 prill, legjislatura e nëntë nuk arriti të miratonte raportin e  Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. Kjo, pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan nga anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, të ofrojnë dorëheqje formale nga postet ekzekutive.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po atë ditë përmes një letre njoftoi Kuvendin se ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Megjithatë, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, argumentuan se dorëheqjet duhet të ishin paraqitur më herët, në bazë të Ligjit për Qeverinë – që thotë se dorëheqjet duhet të dorëzohen një ditë para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, që u bë më 27 mars – dhe theksuan se ata nuk mund të shkonin në seancë për të bërë betimin si deputet, duke mbajtur poste ekzekutive.

Lini një Përgjigje