
Është tensionuar protesta e serbëve në veri të Kosovës, pasi protestuesit kanë sulmuar makinën e një media e cila po raportonte tubimin.
Njoftimi ka ardhur nga televizioni lokal në Kosovë, ATV, i cili raporton se i është sulmuar një ekip me gazetarë terreni në Zveçan, teksa ka qenë duke raportuar për situatën atje. Makina e ekipit të gazetarëve është sulmuar me gurë dhe për pasojë janë lënduar ekipi i cili ndodhej brenda mjetit.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim për këtë, dhe rastet tjera, të sulmeve ndaj gazetarëve në veri, pas rritjes së tensioneve atje.

Situata ditën e sotme u tensioni, pasi arrestimit të udhëheqësit të grupit kriminal “Mbrojtja Civile” në veri, nga policia e Kosovës. Kjo ka shkaktuar reagim te serbët, të cilët janë mbledhur nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut.
Një pjesë e madhe e tyre janë me maska, që dyshohet të jenë anëtarë të grupeve të ngjashme kriminale. Në anën tjetër, shumë forca të Policisë janë parë të qëndrojnë në Lagjen e Boshnjakëve për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Lini një Përgjigje