TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Qershor 2023, 13:13

Bien sirenat e alarmit në veri të Kosovës, arrestohet organizatori i sulmeve ndaj KFOR; plagosen 3 policë

Shkruar nga Pamfleti

Bien sirenat e alarmit në veri të Kosovës, arrestohet

Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut të martën, teksa bëhet e ditur që qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet. Ministri i Brendshëm i Kosovës njoftoi sot arrestimin e një prej një prej organizatorëve të dhunës së ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR gjatë protestave të dhunshme të mbajtura në Zveçan, në veri, më 29  maj 2023.

Në pranga ka rënë Milun Milenkovic i njohur me nofkën Lune, që dyshohet të jetë njëri nga udhëheqësit e bandës kriminale në veri me emrin “Mbrojtja civile”. Gjatë aksionit janë lënduar tre policë.

"Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan. Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan" shkruan ministri i Brendshëm, Xhelal Svelça në një postim në facebook.  

Prej 26 maji, serbët në veri janë duke protestuar kundër vendosjes së kryetarëve të rinj, shqiptarë të komunave në objektet komunale në veri. Protestat fillimisht ishin të dhunshme dhe më 29 maj pati përplasje. 30 ushtarë të KFOR-it, disa policë të Kosovës dhe gazetarë u sulmuan. Më pas situata u qetësua por sot serbët janë ngritur sërish në protestë për të kërkuar lirimin e Milun Milenkoviç.

bien sirenat e alarmit në mitrovicë

Lini një Përgjigje