TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Qershor 2024, 18:45

Takimi në Bruksel, Borrell dhe Lajçak dështojnë të ulin Kurtin dhe Vuçiç në tavolinën e dialogut!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Bruksel, Borrell dhe Lajçak dështojnë të

Në pamundësi për t’i ulur në tavolinën e bisedimeve, Lajçak dhe Borrel kanë nisur raundin e dytë të takimeve bilaterale me Kurtin dhe Vuçiçin.

Ka dështuar tentativa e BE-së për të ulur në takim të përbashkët, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç!

Pas përfundimit të raundit të parë të takimeve dypalëshe, ishte paralajmëruar mbajtja e një takimi të përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, por një takim i tillë nuk u zhvillua.

Paraprakisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kanë takuar veçmas Kurtin dhe më pas Vuçiçin.

Takimi në Bruksel, Borrell dhe Lajçak dështojnë të

Në pamundësi për t’i ulur në tavolinën e bisedimeve, Lajçak dhe Borrel kanë nisur raundin e dytë të takimeve bilaterale me Kurtin dhe Vuçiçin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha për mediat në Bruksel se gjatë rundit të dialogut të nivelit të lartë, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se një takim i tillë ishte paralajmëruar nga Bashkimi Evropian.

“Nuk ka pasur takim me Kurtin sepse Kurti nuk ka dashur apo nuk ka guxuar – pyeteni atë – të më takoj dhe të bisedojmë. Besoj se do të mësoni më shumë për këtë nga evropianët”, tha Vuçiç gjatë një deklarimi për mediat.

Takimi në Bruksel, Borrell dhe Lajçak dështojnë të

Ai shtoi se është kthyer tri herë në takimin me Borrellin dhe Lajçakun, të cilët ia kanë përcjellë mesazhet e Kurtit, të cilave ai i është përgjigjur. Ai e vlerësoi korrekt takimin me ndërmjetësit evropianë.

Vuçiç tha se gjatë takimeve dypalëshe është folur për gjithçka që ka të bëjë me Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjeve, teksa i ka konsideruar “të suksesshme” takimet në Bruksel. Ai shtoi se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme.

Para takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Në një deklaratë për media, para nisjes së takimeve, Borrell tha se takimet paraprake të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të diskutohet për hapat drejt zbatimit të marrëveshjes.

Fatkeqësisht, zbatimi i marrëveshjes [për normalizimin e raporteve] ende nuk ka nisur. Dhe shpresojmë që sot ne definitivisht të bisedojmë se si të sigurohemi që ne përfundimisht të lëvizim përpara me këtë marrëveshje. Lidhur me këtë, do të diskutojmë për hapat e radhës dhe është e qartë se ajo për të cilat palët janë pajtuar duhet të zbatohet. Marrëveshjet janë baza e veprimeve, por veprimet duhet të vijnë pas marrëveshjeve. Zbatimi është fjala kyçe”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë së BE-së kujtoi se takimet paraprake mes Kurtit dhe Vuçiçit kryesisht kanë qenë për “menaxhimin e krizave të njëpasnjëshme”, por tha se shpreson që ky takim të jetë ndryshe.

Sot, në rundin e ri të dialogut shpresojmë se do të përçojë një mesazh tjetër dhe të përfundojë ndryshe. I dërguari ynë i posaçëm ka punuar dhe duam që me dy liderët të diskutojmë se çfarë është arritur në dialog gjatë mandatit tonë që nga viti 2019. Po ashtu, për ne do të jetë e rëndësishme që të dimë se si të dyja palët e shohin të ardhmen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, se si palët duan ta vazhdojnë këtë proces”, tha Borrell.

Kujtojmë se takimi i parë i Kurtit dhe Vuçiçit këtë vit zhvillohet në kohën kur zyrtarët evropianë, të angazhuar në ndërmjetësimin e procesit, janë drejt përfundimit të mandatit pesëvjeçar. Kryediplomati evropian pritet të flasë për media pas takimit trepalësh./Pamfleti

Lini një Përgjigje