TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Qershor 2024, 16:11

Dialogu Kosovë-Serbi, nis takimi i Kurtit me Lajçak dhe Borrell!

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovë-Serbi, nis takimi i Kurtit me Lajçak dhe Borrell!

Ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell si dhe përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Pas takimit me Kurtin, Borell dhe Lajçak, pritet të takohen edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pas përfundimit të takimeve të ndara pritet edhe një takim trepalësh Kurti-Vuçiç dhe negociatorët e BE-së.

Ndërkohë që para takimit, Josep Borrell, tha se në takimin e kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë në Bruksel, do të bëhen hapa konkretë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit të vitit të kaluar.

Ai deklaroi se në dialog ka mungesë përkushtimi, mungesë progresi, mungesë zbatimi dhe vullneti për të arritur konsensus dhe se takimi i sotëm do të sjellë një mesazh ndryshe.

"Do të jetë e rëndësishme të kuptojmë se si e shohin të ardhmen e dialogut të lehtësuar nga të dyja palët. Si duan palët të vazhdojnë këtë punë? Në pak muaj do të ketë njerëz të tjerë me emra të tjerë në vendin tonë, por marrëveshjet , Përfundimet dhe pritshmëritë e BE-së nuk do të ndryshojnë sigurojnë një të ardhme më të mirë evropiane për popujt e tyre”, tha ai në një deklaratë para takimit.

Lini një Përgjigje