TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Mars 2024, 20:45

Takimi me Escobar, reagon Kurti: E informova për hapat që do të marrë BQK-ja për dinarin!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Escobar, reagon Kurti: E informova për hapat që do të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga takimi me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ditën e sotme.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në X, Kurti tha se ka informuar Escobarin për hapat që do të ndërmarrë qeveria për të mbështetur tranzicionon e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.

Kurti, gjithashtu ka shprehur nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin e armatosur në Banjskë.

Është kënaqësi për t’u takuar me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. E falënderoj për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe theksoj nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin Bankës Qendrore të Kosovës, dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në vazhdim”, shkroi Kurti.

Ndërsa Escobar, pas takimit me Kurtin tha se kryeministri i Kosovës i ka premtuar se do të shqyrtojë propozimet për dinarin.

kurti

Lini një Përgjigje