TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Mars 2024, 20:12

Zbardhen detaje nga vrasja e Liridonës, Naim Murseli i kërkoi para borxh një efektivi amerikan disa ditë përpara ekzekutimit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga vrasja e Liridonës, Naim Murseli i kërkoi para

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 30-vjeçares Liridona Ademaj tre muaj më parë në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, ku i akuzuari kryesor mbetet bashkëshorti i saj Naim Murseli.

News24, ka mundur të sigurojë një intervistë me një efektiv të Forcave Speciale amerikane, rezident edhe në Prishtinë dhe njihet prej vitesh me Naim Murselin, të cilit Murseli i ka kërkuar një shumë të përafërt parash, me atë që i ofroi ekzekutorit të gruas së tij.

Efektivi amerikan Donnie Lowery rrëfen sesi u njoh me Naim Murselin dhe sesi ky i fundit pak ditë para vrasjes së Liridona Ademajt i ka kërkuar një shumë të madhe parash, e cila është e përafërt me shumën që Murseli dyshohet se pagoi Granit Plavën për vrasjen e së shoqes.

Gazetari: Si e njihni ju Naim Murselin?

“E njoh Naim Murselin nga miqësia me presidentin Behxhet Pacolli. Pacollin e njoh prej shumë vitesh, që prej kohës kur tentuam të bashkëpunonim, për të sjellë në Kosovë brendin e McDonald’s, por përpjekja rezultoi e pasuksseshme. Dy vjet më parë Zoti Pacolli dhe Naimi erdhën në Majemi, të ftuar në dasmën e vajzës së Presidentit Trump, Tiffany Trump. U takova me Namin një ditë më pas dhe ky ishte takimi ynë i parë.”

Më tej efektivi amerikan tregon se çfarë e lidhi, për të mbajtur kontaktet me Murselin dhe se sa i shpeshtë ishte komunikimi i tyre…

“Me Naimin u takuam edhe një herë tjetër në Kosovë, pasi doja të blija një shtëpi në Prishtinë. Naimi do më ndihmonte me procedurat e blerjes së banesës dhe pas kësaj kam folur vetëm disa herë në telefon me të, asgjë përtej kësaj.”

Edhe pse komunikimi i tyre ka qenë i pakët Murseli disa ditë përpara vrasjes së Liridonës, i ka kërkuar efektivit amerikan një shumë të konsiderueshme parash, duke arsyetuar se gjendej përballë një problemi të madh. Madje i ka premtuar se do t’i kthejë dyfishin e huasë.

“Më telefonoi dy ose tre herë. Ishte shumë I shqetësuar, më kërkoi para dhe më sa se I duheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Gjithashtu më premtoi se do t’mi kthente sërish, madje dyfishin e parave që më kërkoi. Nuk kishte shance t’I jepja para, nuk e besoja si njeri. E gjithë situata me dukej një marrëzi.”

Kjo shumë parash që ai ju ka kërkuar, asnjëherë nuk e jepte arsyen se për çfarë e donte?

“Jo, në asnjë mënyrë.”

Gazetari: Po gjatë kohës që ju merrte në telefon, ju bëri përshtypje sesi një njeri i panjohur, që e kishit takuar vetëm disa herë, që kishit folur pak në telefon ju kërkonte para borxh? Çfarë përshtypjesh ju dha juve kjo kërkesë për para?

“Nuk e di. Për mua është e çuditshme sepse ai ishte miku i Presidentit Pacolli. Përse duhet t’më kërkonte mua ndihmë dhe para. E gjithë situate nuk kishte kuptim dhe më konfuzonte pafund. Si ka mundësi që një njeri që shoqërohet me njerëz që kanë pushtet dhe influencë të kërkojë ndihmë tek unë?”

I pyetur nëse e ka vënë në dijeni zotin Pacolli, lidhur me kërkesën e Naim Murselit, efektivi amerikan mohon të ketë diskutuar diçka me të.

“Jo, jo. Unë nuk fola me Bexhetin.”

Ndër të tjera, efektivi amerikan Donnie Lowery u shpreh se është i gatshëm të dëshmojë përpara Gjykatës së Prishtinës për shumën e parave që Naim Murseli i kërkoi disa ditë përpara vrasjes së Liridonës.

Nga ana tjetër, Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi më 27 shkurt të lërë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës, bashkëshortin e saj Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Naim Murseli akuzohet “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

vrasje liridona naim murseli efektiv amerikan

Lini një Përgjigje