TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Prill 2026, 07:14

Sot dita e fundit e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës, ia dorëzon detyrën kryetares së Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Sot dita e fundit e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës, ia dorëzon
Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës

Ditën e sotme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t’ia dorëzojë detyrën e saj, kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. 

Lajmin e bëri të ditur presidenca e Kosovës përmes një komunikate për media, ku jepen detaje për ceremoninë.

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes. Mirëpresim ekipet tuaja!”, thuhet në njoftim.

Vjosa Osmani e mbajti detyrën për 5 vjet. Ajo e synoi një mandat të dytë, por Lëvizja Vetëvendosje nuk i dha mbështetje.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka sanksionuar se Presidenti i ri duhet të zgjidhet deri në 28 prill. Nëse ky afat dështon, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

vjosa osmanit si presidente e kosovës

Lini një Përgjigje