TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Dhjetor 2025, 16:09

SHBA nuk nis dialogun strategjik me Kosovën, Ambasada amerikane: Kurti duhet të ndërmarrë hapa konkretë për uljen e tensioneve

Shkruar nga Pamfleti

SHBA nuk nis dialogun strategjik me Kosovën, Ambasada amerikane: Kurti

SHBA-të nuk pritet të fillojnë dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën të cilin e kishin pezulluar në shtator të këtij viti për shkak të veprimeve të pakoordinuara të Qeverisë Kurti.

Në një deklaratë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, thuhet se SHBA kërkon hapa konkretë për të uljen e tensionet nga Kryeministri kujdestar Albin Kurti. Gjithashtu thuhet se kërkohet angazhim i menjëhershëm për të avancuar në qëllimin e përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik.

‘’Siç ia kemi bërë të qartë qeverisë së përkohshme, dera është e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit. Megjithatë, kjo kërkon hapa konkret nga kryeministri kujdestar Kurti për të ulur e tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë së përkohshme. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së.

Lini një Përgjigje