TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Dhjetor 2025, 20:04

Kush fshihet pas shpërthimit në Ibër-Lepenc? Kurti: Autorët të lidhur me Serbinë!

Shkruar nga Pamfleti

Kush fshihet pas shpërthimit në Ibër-Lepenc? Kurti: Autorët

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se të dhënat e inteligjencës tregojnë se tre serbët e akuzuar për shpërthimin në kanalin jetik të ujit, Ibër-Lepenc, kanë qenë të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore të Serbisë.

Një ditë më parë, prokurorët e Kosovës ngritën aktakuzë ndaj Jovan Viqentijeviq, Dragisha Viqentijeviç dhe Igor Dimoviç për shpërthimin e vitit të kaluar në kanalin e ujit që furnizon dy termocentralet kryesore të vendit.

Ata akuzohen se shpërthyen 20 kilogramë të llojit TNT në kanal, duke dëmtuar strukturën e tij prej betoni, ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm dhe duke penguar sistemin e ftohjes për termocentralet me qymyr, gjë që ngriti shqetësime për ndërprerje të rrymës.

Që të tre janë arrestuar pas sulmit.

Kurti ka përsëritur deklaratat e mëparshme se “sulmi ka ardhur nga Serbia, fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor”.

Tashmë është në rrugë të mbarë hetimi i këtij rasti, ku janë siguruar prova se pikërisht tre serbët e akuzuar ishin në vendin e ngjarjes natën kritike, për ç’gjë falënderoj institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe FBI-në nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën profesionale të kryer në këtë rast”, tha Kurti.

Ai shtoi se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, “të lidhur ngushtë me mikun e presidentit të Serbisë, terroristin Millan Radoiçiç”.

Lini një Përgjigje