
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar që aleatët e Kosovës të flasin me gjuhë të qartë ndaj atyre që kërcënojnë me luftë.
Sipas saj, ky është momenti kur duhet vepruar në mënyrë që të parandalohet një përshkallëzim i mundshëm.
“Por, për t’i ndalë luftërat në të ardhmen duhet të veprojmë tani, sepse ndryshe ne do të jemi në pozita të njëjta që kemi qenë gjatë viteve 90’të dhe nëse nuk e përdorimin preventivën pastaj do të jemi të gjithë së bashku mjaftë të zënë për t’i gjetur strategjitë e duhura për të ndalë diçka që mund ta parandalonim”, ka thënë diplomatja kosovare.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadorit të SHBA në Prishtin, Jeff Hovenier duke thënë se asnjëherë më parë në Kosovë s’ka pasur investim më të madh se tani për parandalimin e ndonjë sulmi.
Ai ka përmendur personelin prej 4 mijë personash të NATO përfshirë qindra ushtarë amerikanë.
“Për çështjen e parandalimit të bëjë dicka të qartë për të gjithë miqtë e mi në Kosovë. Nuk ka asnjë vend në botë që përfiton më shumë se Kosova në investimin për parandalim. Një misioni i NATO me 4 mijë veta garanton siguri dhe stabilitet si asnjëher më parë. E di që s’deshe ta lësh anash këtë, por dua që kjo të kuptohet mirë, pra përfshirë qindra amerikanë, miqtë gjermanë dhe të tjerët. Pra nuk e di që kemi këtu kemi mungesë parandaluese” ka thënë Hovenier.
Gërvalla ka thënë se Kosova dhe partnerët duhet të ulen për të analizuar për të parë se ku nuk ka qenë efektiv procesi i bisedimeve.
Hovenier reagoi menjehere duke thene se Kosova do të trajtohet më ndryshe nga aleatët nëse do t’i përmbushte detyrimet.
“Partnerët e Kosovës do të trajtojnë Kosovën më ndryshe se tani nëse do të ishin duke implementuar detyrimet nga marrëveshje Kemi disa aleatë që nuk e njohin Kosovën dhe neve na duhen argumentet më të mirë të mundshëm, ka ndodhur këto katër vende që janë pajtuarper MSA’në për Kosovën me fusnotë pa pozicionin nacional.
Do të kisha mirëpritur një mundësi qe te diskutohet rreth partneritetit për Paqe, por në këtë moment Qeveria ime nuk mendon që i ka argumentet e nevojshme për ta mbrojtur këtë rast sepse nuk na duket që kjo qeveri është duke punuar me ne në disa kërkesa shumë të qarta për të lëvizur gjërat përpara. Ne duam ta bëjmë këtë”, tha Hovenier.
Lini një Përgjigje