TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Shtator 2024, 08:33

Serbët përgatiten për trazira në veriun e Kosovës, gati barrikadat në pikat kufitare: Kemi ndihmë nga Beogradi e Mali i Zi

Shkruar nga Pamfleti
Serbët përgatiten për trazira në veriun e Kosovës, gati
Barrikadat serbe në pikat kufitare

Serbët në veriun e Kosovës kanë paralajmëruar rikthimin e barrikadave në fund të kësaj jave, si shenjë reagimit pas aksionit të autoriteteve kosovare për të mbyllur 5 zyrat që shërbenin si struktura paralele.

I ashtuquajturi kryetar i Asociacionit të qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviç deklaroi se të premten do të fillojë bllokada e të gjitha vendkalimeve kufitare në Kosovë, teksa shtoi se ato do të qëndrojnë aty deri sa të tërhiqet policia e Kosovës dhe institucionet t’u kthehen serbëve.

“Bllokada do të fillojë të premten dhe do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe t’u kthehen serbëve institucionet e uzurpuara. Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha Rojeviç, raporton KoSSev.

Rojeviç se bllokada do të ndihmohet nga qytetarët nga Serbia qendrore, Mali i Zi dhe Republika Srpska, duke përjashtuar qëllimisht serbët që banojnë në Kosovë për t’i mbrojtur ata nga një hakmarrje e mundshme nga Policia e Kosovës.

Ai pretendoi se për këtë plan nuk do të presin ndonjë “ndihmë nga shteti” dhe se nuk kanë nevojë për ndihmën e tyre.

“Nuk presim ndihmë nga shteti dhe as nuk kemi nevojë për të.Serbët që jetojnë në Kosovë nuk do të marrin pjesë në bllokada që të mos ngacmohen nga policia e Kosovës, por vetëm qytetarët nga territori i Serbisë qendrore, Mali i Zi dhe Republika Srpska”, tha Rojeviç.

Ai madje shtoi se do të sigurohet transport për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar nga Beogradi, Novi Sadi, Smedereva, Kragujevaci, Nishi, Krushevci, Vranja, Rashka dhe se automjetet spitalore do të lejohen të kalojnë gjatë bllokadës së kalimit.

Në dritën e mbylljes së pesë institucione paralele serbe në veri nga autoritetet e Kosovës, rreth 300 qytetarë serbë u mblodhën sot para një objekti që më herët ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut.

Veprimi i Qeverisë u dënua nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duke e cilësuar vendimin si të pakoordinuar dhe të njëanshem.

Aksioni i 30 gushtit, i kryer nga institucionet e Kosovës u cilësua si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe po ashtu u kundërshtua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve lokalë në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, dhe nga zyrtarët në Serbi. 

barrikadat në pikat kufitare serbët në veri të kosëvës

Lini një Përgjigje