
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha se ekziston rreziku për destabilizim të Ballkanit Perëndimor, nëse palët nuk angazhohen në dialog dhe vazhdojnë të bëjnë veprime të pakoordinuara.
Lajçak ka pranuar se nuk është bërë mjaftueshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të arritur mes palëve vitin e kaluar, por palët duhet ta kuptojnë që përparimi në dialog është i lidhur me rrugën e tyre drejt BE-së.
“Nëse më pyesni mua, problemi është se Kosova dhe Serbia nuk janë gati për normalizim të situatës”, u shpreh ai.
I pyetur se si duhet të përfundojë dialogu, edhe nëse duhet të përfshihet njohja reciproke, Lajçak ka thënë se u takon palëve të vendosin për këtë aspekt.
Ai ka folur edhe për sulmin në Banjskë dhe akuzat që i janë bërë nga zyrtarë të Kosovës për qasje të padrejtë ndaj vendit.
Lini një Përgjigje