
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se gjatë një bisede me kancelarin gjerman Olaf Scholz është diskutuar për hapat e nevojshëm për të ecur përpara.
Gjatë samitit të mbajtur ditën e sotme në Berlin, Osmani kujtoi rrëmbimin e 3 policëve në veri dhe falenderoi kancelarin gjerman për mbështetjen e tij dhe qëndrimin e Gjermanisë për lirimin e efektivëve.
“Në Berlin, gjithashtu pata mundësinë të angazhohesha në një shkëmbim me kancelarin Olaf Scholz ku diskutuam për hapat e nevojshëm përpara. Shprehim vlerësimin për mbështetjen dhe qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”, shkruan Presidentja e Kosovës në Twitter.
Ndërsa për situatën e krijuar në veri të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është koha të ulemi e të diskutojmë me partnerët ndërkombëtarë.
Lini një Përgjigje