TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Gusht 2024, 14:54

Rrufeja godet pesë persona të një familjeje, ndërron jetë 64-vjeçarja në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Rrufeja godet pesë persona të një familjeje, ndërron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku 5 persona të një familjeje janë goditur nga një rrufe mesditën e sotme në Prevallë. Policia e Kosovës ka rrethuar zonën, teksa raportohet se 1 prej personave ka ndërruar jetë. 

Sipas policisë, 64-vjeçarja nga Ferizaji ishte në gjendje më të rëndë dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit.

Kujtojmë se reshjet e sotme në Prevallë vijnë pas disa ditëve me diell dhe temperatura të larta, të shoqëruara me zjarr që është shpërndarë në disa zona të Prevallës.

"Më datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, grua 64-vjeçare nga Ferizaji ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, njoftoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Lini një Përgjigje