
Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka thënë se tubimet në mbështetje të luftës së UÇK-së duhet të ishin mbajtur vazhdimisht dhe se aktualisht ato janë të vonuara.
Goxhaj u shpreh se këto protesta mbajnë gjallë frymën e krenarisë kombëtare të UÇK-së.
Ai tha më tej se UÇK ishte një ushtri e krijuar nga të gjithë shqiptarët, e cila ia doli me sukses të mbrojë kauzën për të cilën u ngrit, mbrojtjen e Kosovës nga agresioni serb.
“Tubimet duhet të ishin të vazhdueshme. Kanë filluar me vonesë dhe po vazhdojnë me vonesë. Ajo që do të doja do të ishte që nesër ky tubim të mos ishte vetëm për 4 individë. Duhet të ishte për të gjithë ata individë të tjerë që janë të burgosur në Hagë dhe për ata të tjerët që janë akuzuar dhe dënuar në mënyrë të padrejtë, përmes dëshmitarëve dhe akuzave të rreme.
Çdo lloj tubimi në emër të UÇK-së, për çdo pjesëtar të UÇK-së, për këdo qoftë ai, ka një rëndësi për ne, sepse e para mban frymën gjallë të asaj krenarie, sepse UÇK është vlerë e shtuar e Kombit shqiptar, është një ushtri e Kombit shqiptar ku morën pjesë nga të gjitha trevat shqiptare, edhe nga diaspora erdhën dhe morën pjesë në këtë luftë për çlirimin e Kosovës.
Është një nga ushtritë e vetme që ja arriti qëllimit në të gjitha trohet shqiptare, në të gjithë historinë e kombit shqiptar. Unë mendoj se kjo protestë nga Tirana do të shkojë te institucionet në mënyrë të gabuar”, tha Goxhaj në A2.
Ne ate kohe ne Britani BBC lihte ore e minute qe UCK eshte ushtri rebele bandite dhe e barazonte me HAMAS. Kurre nuk thane nje fjale te mire e kurre nuk e kane thene deri sot. Rrofte shteti qe krijoi George Washington Presidenti i Pare i USA bir i nje nene Dardane. Na cliruan e na dhane mundesine te shpresojme per Shqiperine e Male se t'i thuash e Madhe duhet te ishte deri ne Danub ne veri e deri ne Dardanelle ne lindje. Ishin bere pazaret gjeopolitike qe trojet jashte Shqiperise t'i rruante Eurokurva e Shqiperine Uncle Sam. Meqenese Shqiponja e madhe nuk e la ne balte Shqipen a desh per vehte pune kane shkuar terhiqe mos e keput.