TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Nëntor 2023, 16:12

Policia e Kosovës “luftë” me grabitësit e argjendarisë, ekzekuton një prej tyre; plagoset një efektiv

Shkruar nga Pamfleti
Policia e Kosovës “luftë” me grabitësit e
Argjendaria e grabitur

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme për kapje e grabitësve të argjendarisë në Suarekë. Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri me grupin e armatosur dhe për pasojë njëri prej tyre është ekzekutuar, teksa një efektiv ka mbetur i plagosur.

Në njoftimin për media, policia ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, ndërsa një tjetër gjende ende në kërkim policor.

Sipas policisë, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke plagosur një efektiv.

Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, teksa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, ka njoftuar policia.

Policia e Kosovës “luftë” me grabitësit e
Momente nga opercioni

Zyrtarit policor i është ofruar ndihma mjekësore, ku sipas të dhënave ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vlen të potencohet se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, vijon policia.

Momenti i grabitjes

Policia gjithashtu ka deklaruar se si rezultat i hetimeve të pandërprera fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë gjatë grabitjes, teksa më pas u lokalizuan edhe emrat e tjerë duke e çuar në 7 numrin e të ndaluarve.

Policia e Kosovës “luftë” me grabitësit e

Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, vijon policia.

Grabitja e argjendarisë ndodhi si në filma. Autorët terrorizuan zonën teksa hapën zjarr edhe ndaj policisë. Por efektivët arritën t’i lokalizojnë duke bërë arrestimin e tyre.

Lini një Përgjigje