
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja që tronditi mëngjesin e sotëm Prishtinën. 29-vjeçari, Edon Bujupi ka goditur disa herë me thikë babanë e bashkëshortes së tij, 52-vjeçarin, Ali Kosova për shkak të disa konflikteve familjare që kishin patur më herët.
Sipas raportimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën Ali Vitia. 52-vjeçari u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Kosova u dërgua me urgjencë dhe në gjendje të rëndë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Lini një Përgjigje