
Policia e Kosovës ka zbuluar në veri të Mitrovicës municion luftarak dhe granata dore. Mësohet se armatimet janë gjetur në një banesë të braktisur në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit.
Pas aksionit, policia ka sekuestruar: 9 granata dore, 538 fishekë dhe 3 karikatorë për armë automatike.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim zyrtar të Policisë.
Kujtojmë se një ditë më parë, Policia e Kosovës ka sekuestruar 156 kilogramë eksploziv komercial në rrugën e Jagnjenicës, në komunën e Zubin Potokut, në një vend të pabanuar.
Lini një Përgjigje