
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Paranë të Prizrenit, ku dyshohet se një 20 vjeçar është rrëmbyer nga katër persona.
Ngjarja është raportuar më 24 janar 2026, rreth orës 11:52, ndërsa ekipet e Hetimeve Rajonale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, pasi ishte ngritur dyshimi se viktima ishte rrëmbyer.
Burimet nga grupo hetimor bëjnë të ditur se 20-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe më pas është marrë në pyetje nga hetuesit.
Ndërkohë, të dyshuarit janë shoqëruar në NJHP Prizren, ku janë marrë në pyetje në prani të avokatëve mbrojtës. Sipas deklarimeve të deritanishme, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të lindur për një vajzë. Dyshohet se i riu që u rrëmbye ka pasur komunikim përmes rrjeteve me një vajzë nga Peja, çka duket se ka sjellë edhe reagimin e 4 personave.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar. Të arrestuarit janë Jashar Mamusha (21-vjeçar), Husein Berisha (34-vjeçar) dhe Faruk Berisha (37-vjeçar).
Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar edhe prova materiale, përfshirë: një veturë Seat Arona, katër (4) telefona, si dhe një (1) elektroshok.
Sipas burimeve, dy nga të dyshuarit ndodhen në ndalim, ndërsa i mituri është dorëzuar tek familjarët.
Ngjarja është duke u trajtuar nga organet e rendit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.
Lini një Përgjigje