TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Janar 2026, 21:44

Manipulimi i votave në Prizren, mbi 109 të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Manipulimi i votave në Prizren, mbi 109 të arrestuar

Mbi 109 persona janë arrestuar lidhur me dyshimet për manipulim me vota në zgjedhjet në komunën e Prizrenit.

Drejtuesi i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha se 109 persona janë ndaluar lidhur me manipulimin e votave, ndërsa ka sqaruar se katër partitë kryesore në vend “kanë menduar se mund të manipulojnë”.

Kryeziu ka shtuar se manipulimi do të ishte i pamundur po të mos kishte kompromis mes komisionerëve të deleguar nga katër partitë më të mëdha politike.

“Sot 4 prokurorët e krimeve të rënda janë marrë me procese dhe kanë shkuar në stacione policore dhe kanë lëshuar 109 vendime për ndalim, deri tani i kemi 109 të ndaluar për vepra penale të falsifikimit të rezultateve, presion e kanosje dhe dhënie e marrje të ryshfetit. Sot kemi pasur edhe dëshmitarë dhe situata që kanë treguar kush ka marrë dhe nga kush ka marrë ryshfet”, ka thënë ai.

 

manipulime vota kosove

Lini një Përgjigje