TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Janar 2026, 22:48

Osmani tregon pse firmosi ajo dhe jo Kurti për Bordin e Paqes

Shkruar nga Pamfleti
Osmani tregon pse firmosi ajo dhe jo Kurti për Bordin e Paqes
Trump-Osmani sot në Davos

Presidentja Vjosa Osmani ka sqaruar se pse e përfaqësoi ajo Kosovën në Bordin e Paqes dhe jo kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në një intervistë për Top Channel, Osmani tha se Kushtetuta e Kosovës parasheh që politikën e jashtme e udhëheq presidenti.

Megjithatë ajo theksoi se aderimi i Kosovës në Bordin e Paqes ishte fitore edhe për të edhe për Kurtin, transmeton Klankosova.tv.

Sepse kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës, sepse tek ne presidentja e udhëheq politikën e jashtme, edhe kryeministri është këtu në Davos, por ne i kemi detyrat e ndara. Megjithatë, sukseset i kemi të përbashkëta”, deklaroi e para e vendit.

trump osmani davos

Lini një Përgjigje