TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Janar 2026, 16:23

Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, plagosen 4 persona në Bogë

Shkruar nga Pamfleti
Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, plagosen 4
Pamje nga aksidenti

Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bogë të Rugovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova njoftoi se aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike duke shkaktuar lëndimin e katër personave.

“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë informacion për një aksident në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendin e ngjarjes”, tha Rugova.

 

Lini një Përgjigje