TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Shkurt 2024, 14:37

Përfshirja e Kurtit në zgjedhje në RMV, analisti: Opozita po përfiton nga popullariteti i tij

Shkruar nga Pamfleti
Përfshirja e Kurtit në zgjedhje në RMV, analisti: Opozita po

Analisti Albert Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit mes subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se përfshirja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në fushatë për zgjedhjet e afërta në RMV, po përdoret nga opozita shqiptare për të përfituar nga popullariteti i tij.

“Është tendenca e subjekteve politike në RMV të përfitojnë nga popullariteti që ka krijuar në Kosovë dhe rajon Kurti. Por të gjitha subjektet shqiptare në RMV kanë qenë pjesë e qeverisjes qendrore, ndërsa Kurti ka refuzuar çdo lloj bashkëqeverisjeje derisa fitoi mazhorancën në zgjedhje. Ndikimi i tij është objektiv, uroj që të mos përfundojë me përçarje të subjekteve shqiptare në RMV”, u shpreh Musliu për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje