Pas deklaratës së papritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç për "pushtim të plotë" të veriut të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit, ka reaguar presidenca e Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela shkruan se deklarata të tilla tregojnë se presidenti serb është totalisht i çmendur.
Vela u shpreh gjithashtu se Vuçiç duhet ose të ndryshojë “diskursin” e tij ose të ndërrojë skriptin që po përdor.
“Këto deklarata të Vuçiçit dëshmojnë se ai është totalisht i çmendur! Ai ose duhet të ndryshojë dealerin ose skriptin që po përdor. Vuçiç po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të fortë.”, shkruan Vela.
These Vučić’s statements prove that he is totally deranged!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 22, 2023
Like every crackhead, he should either change his dealer or script he is using.
Vučić is proving every day that he’s the main hindrance for peace & stability in the region with his hegemonic goals & vitriolic rhetoric. pic.twitter.com/BWolhD8WdM
Kujtojmë se një ditë para zgjedhjeve në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk i ka ndalur provokimet.
Sipas tij, pasi të formohen autoritetet e reja lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe do të ketë “pushtim të plotë”. Ai thotë serbët e Kosovës janë në një situatë të vështirë, pasi që ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen në veri të Kosovës më 23 prill.
“Nesër, populli ynë me qetësi, përgjegjësi dhe përbuzje do t’i shikojnë ata që do të vijnë nga Mitrovica e Jugut për të votuar që të zgjidhet udhëheqje e re në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Çfarë do të ndodhë më pas, do të jetë një pushtim i plotë për të cilin qytetarët tashmë janë gati, janë mësuar. Ata do të jenë të qetë, do të jenë të përgjegjshëm, ne do të paguajmë rrogat si më parë, do të luftojmë edhe më shumë për ta, do të ngremë standardet dhe do të presim për kohë më të mirë në të cilën, Karta e OKB-së do të jetë e vlefshme si dhe e drejta publike ndërkombëtare.”, tha Vuçiç më 22 prill, raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta.
Lini një Përgjigje