TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Prill 2023, 07:42

“Vuçiç mes dy zjarreve”, Biserko: Perëndimi, i vetëdijshëm se Asociacioni është i papranueshëm

Shkruar nga Pamfleti

“Vuçiç mes dy zjarreve”, Biserko: Perëndimi, i

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Bisreko, ka thënë se retorika e Vuçiç duket se po bëhet gjithnjë e më radikale me afrimin e afatit për zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Brukselit.

Ajo ka komentuar paraqitjet publike të fundit të Aleksandar Vuçiçit, ku dominuan dhe ranë në sy më shumë se më parë ofendimet e drejtuara ndaj Bashkimit Evropian, QUINT-it dhe bashkësisë ndërkombëtar në përgjithësi.

Vuçiç i quajti gënjeshtarë, për faktin se nuk është formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Është e qartë se Vuçiç është nën presion gjithnjë e më të madh nga BE-ja dhe SHBA-ja, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Të gjithë ata që vijnë në Beograd e theksojnë si prioritet”, shpjegon për “Danas” Biserko.

Fakti që Vuçiç pengoi pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet në veri të Kosovës, sipas Biserkos, tregon se ata ende janë një levë e rëndësishme për provokimin dhe destabilizimin e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, gjithmonë theksohet se Asociacioni është një prioritet që kërkon pjesëmarrjen e serbëve, jo vetëm në zgjedhje, por edhe në institucione”, vlerëson ajo.

Biserko thotë se duhet pasur parasysh se Rusia është kryesuese e Këshillit të Sigurimit dhe se çështja e Kosovës do të shqyrtohet më 27 prill, si dhe se Rusia dëshiron me çdo kusht të marrë pjesë në zgjidhjen e nyjës së Kosovës edhe pse ka humbur kredibilitetin ndërkombëtar.

Siç qëndrojnë gjërat, Vuçiç ende nuk ka vendosur se cilën anë do ta mbajë. Po kalkulohet shumë edhe me atë se si Rusia do ta përfundojë luftën në Ukrainë dhe nëse do të marrë pjesën që pushtoi. Kjo u jep shpresë strategëve serbë se Serbia do të jetë në gjendje të realizojë projektin e saj ‘Bota Serbe’. Kjo, natyrisht, përfshinë edhe idenë e ndarjes së Kosovës”, thotë Biserko, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, shton ajo, si SHBA ashtu edhe BE janë padyshim kundër çdo ndryshimi kufijsh.

Ambasadori amerikan në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murphy, në një intervistë për N1 të Sarajevës dje, ka përsëritur shprehimisht disa herë se SHBA-ja është për një Bosnje e Hercegovinë të plotë dhe sovrane. Dodik gjithashtu po radikalizon edhe retorikën e tij tashmë ofenduese dhe të egër, e cila është pasojë e shtrëngimit të unazës rreth tij. Mali i Zi në këtë moment po kalon një periudhë shumë të trazuar, sepse elita e Beogradit ka komplotuar për të zhvlerësuar pavarësinë, sovranitetin dhe identitetin malazez. Nuk jam e sigurt se Perëndimi po e merr parasysh sa duhet këtë”, potencon Biserko.

Ajo kujton se Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 2 maj në Bruksel.

Pala kosovare është e obliguar që në takimin e 2 majit në Bruksel, siç thotë Escobar, të dalë me një ‘draft të realizueshëm’ [të Asociacionit]. Dhe Perëndimi është i vetëdijshëm se Asociacioni, për të cilën insiston Beogradi, është një opsion i papranueshëm. Beogradi nuk ka shumë zgjedhje, sepse varet në çdo mënyrë nga Perëndimi. Mbështetja te Rusia dhe Kina do të thoshte rrënim dhe shembje të mëtejshme të këtij vendi. Edhe pse shpirti i tij është në Rusi, nuk jam i sigurt se Vuçiç është aq racional sa të kuptojë se Serbia është Evropë. Do të jetë merita e tij historike nëse zgjedh BE-në, por do të jetë edhe përgjegjësia e tij e madhe nëse e lë Serbinë në errësirë”, thotë Biserko.

asociacioni kosova vucic

Lini një Përgjigje